Aksidenti i së dielës në pistën e Monza mes pilotëve Lewis Hamilton e Max Verstappen ka qenë i rrezikshëm.
Piloti britanik i Mercedes u shpreh se është një mrekulli që është ende gjallë, ndërkohë që sistemi “halo” e shpëtoi në momentin që makina Red Bull e holandezit i kaloi sipër kokës.
Për të evituar pasoja, Hamilton ka fluturuar me aeroplan privat në New York, për të kryer një vizitë më të detajuar mjekësore. Piloti u shpreh se kishte disa dhimbje në qafë, por për fat nuk ka qenë asgjë serioze.
Vizita në mjekun specialist hoqi çdo dyshim para garës së radhës në Sochi të Rusisë.