Costacurta: Nuk besoj se skuadrat italiane janë të pajisura për të shkuar larg

Futboll

Costacurta: Nuk besoj se skuadrat italiane janë të pajisura për të shkuar larg

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:28
Costacurta: Nuk besoj se skuadrat italiane janë të pajisura për të shkuar larg

Nis sezoni 2021/22 i Champions League dhe do të jenë si gjithmonë të mëdhatë Paris Saint-Germain, Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munich favoritet për ta fituar.

Për këtë është i bindur Alessandro Costacurta, ish-mbrojtës i Milan-it.

PSG është super, mund ta vrasë Championsin dhe ka një trajner që mund t’i drejtojë shumë mirë gjithë ata lojtarë fantastikë.

Pas tyre vijnë Manchester City, Chelsea dhe Bayern. Barça dhe Real Madri? Nuk besoj”, ka thënë Costacurta për Il Messaggero.

Për italianet: “Nuk besoj se skuadrat italiane janë të pajisura për të shkuar larg, do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë në çerekfinale. Më e mira e italianeve besoj se është Juventus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat