Gramozi, djali i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, është i mahnitur se si është rregulluar fusha në “Bregun e Diellit” në Prishtinë.
Fusha me ngjyrë të kaltër, me fanellën me numrin 9-të të papërsëritshmit Fadil Vokrri.
“Bregu i Diellit: Sot me ftesë të Drejtoria e Sportit të Prishtinës, me drejtorin Fitim Rexha, koordinatorin për sport Kushtrim Mushica, ishim në lagjen Bregu i Diellit, te fusha e lagjes.
Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit”, ka shkruar Gramozi në profilin e tij në facebook.