Kampioni në fuqi, Shkendija nga Tetova dhe nënkampioni, Shkupi, i ndanë baras (0:0) në derbin e javës së 6 –të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në duelin në Tetovë, Shkendija ishte skuadër shumë më e mirë në fushë, por nuk i realizoi rastet e qind për qindta për të fituar tre pikë.
Në pjesën e parë, Hebaj dhe Elezi patën mundësi të mira, por Shkupi u mbrojt me mençuri.
Në minutën e 54 -të, Alimi pati rast ideal, por portieri mysafir Naumovski arriti të ruante portën e tij.
Ishte edhe një situatë e dyshimtë për penallti në favor të Shkendijes, por gjyqtari heshti.
Në fund, Shkupi pati mundësinë për të shënuar fitore pikërisht në minutën e 90+2, por ekipi vendas shmangu golin e sigurtë.
Shkupi renditet në vend të pestë me 11 pikë, Shkëndija tre pozita më poshtë me 7 sosh dhe Akademia Pandev kryeson me 13 sosh.