Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar sot procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive, u vendos që Llapit t’i shqiptohet masa disiplinore, vërejtje e fundit.
Kjo pasi kishin tejkaluar 10 për qindshin e lejuar për shikues në takimin kundër Feronikelit të zhvilluar në fundjavë në Merdare.
Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:
FC ”Llapi”. Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat antiCovid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Vërejtje të fundit.