Senzacion në Bernë të Zvicrës, Young Boys gjunjëzon me rezultat 2:1 Manchester Utd.
Futbollisti Cristiano Ronaldon shënoi por nuk i mjaftoi as për një pikë Manchester Utd, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit F të Champions League.
Skuadra zvicerane ndali tre pikë të mëdha në konak të vetin në përballje me “Djajtë e Kuq”.
Cristiano Ronaldo shënoi nga afërsia pa vështirësi pas asistimit të Fernandes në minutën e 14-të.
Manchester Utd mbetet pa një lojtar, Aaron Wan-Bissaka përjashtohet me karton të kuq në minutën e 35-të.
Kjo ia komplikoi punët bë vazhdim të ndeshjes.
Në minutën e 66-të, Moumi Ngamaleu barazon rezultatin 1:1.
Në minutën e 90+5, Siebatcheu shënon për fitoren e madhe të skuadrës zviucerane.