Ferizajt nuk po i shkon në tri ndeshjet e para duke fituar vetëm një pikë nga nëntë të mundshme në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B në futboll.
Fushë Kosova ballëlart, si vendas e gjunjëzon me rezultat 1:0 Ferizajn, në takimin e javës së tretë.
“3 pikë mbesin në shtëpi”, shkruan në faqen e Ferizajt.
2 Korriku kryeson me 6 pikë (një takim pak), Fushë Kosova renditet në pozitën e dytë me 6 dhe Ferizaj në fund me vetëm një pikë.
Ferizaj pret të këndellet në javët e ardhshme, ndërsa Fushë Kosova synon të vazhdojë me këtë ecuri të mirë të rezultateve.