Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Leipzig të mërkurën në mbrëmje.
“Jam i sigurt se momentet e vështira mund ta ndihmojnë skuadrën të përmirësohet.
Njerëzit pyesin gjithmonë se cili është ekipi favorit kur fillon Champions-i, por tani është e pamundur të përgjigjesh”, ka thënë trajneri spanjoll.
“Leipzig është një skuadër e mirë, ka një filozofi të fortë, lojtarë të rinj, dinamikë, fizikë dhe që dinë të luajnë mirë.
Duhet ta nisim mirë, veçanërisht sepse luajmë në shtëpi”.