Presidenca e Kukësit, ka surprizuar me vendimin e marrë, për ndeshjen ndaj Kastriotit që do të zhvillohet ditën e diel, në “Elbasan Arena”. Drejtuesit verilindorë kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për Kukësin si pritëse me tifozë, pas më shumë se një viti.
Për shkak të pandemisë, skuadrat ishin të detyruara të luanin pa tifozë për shkak të masave anti-COVID. Pritet që ky vendim të nxitë pjesmarrjen e tifozëve kuksianë në shkallët e “Elbasan Arenës”.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”. Kjo do të jetë ndeshja e parë për skuadrën tonë si pritëse me tifozë. Për shkak të pandemisë, për më shumë se një vit skuadra ka luajtur pa tifozë teksa ndeshjen e javës së dytë në “Elbasan Arena”, ju mirëpresim. Presidenca ka vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta. Të gjithë tifozët mund të hyjnë falas në “Elbasan Arena”.