Barella: Vija nga një ndeshje e keqe

Futboll

Barella: Vija nga një ndeshje e keqe

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:43
Barella: Vija nga një ndeshje e keqe

Nicolo Barella ka folur për kanalin zyrtar të Inter-it në prag të ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid.

Goli i parë kundër Slavias së Pragës? Në San Siro kam provuar emocione shumë të forta, ka qenë e pabesueshme kur gjithë stadiumi ka festuar për golin tim. Akoma sot kam drithërima kur e kujtoj”, ka thënë Barella.

Për golin e shënuar me Italinë kundër Belgjikës:

Vija nga një ndeshje e keqe dhe ai gol ka qenë i rëndësishëm për skuadrën. Ka hapur ndeshjen dhe na ka çuar në gjysmëfinale, një nga emocionet më të mëdha të një rrugëtimi fantastik. 2021-shi ka qenë një vit që nuk do ta harroj me lehtësi, i mbushur me emocione, me një kampionat dhe një Europian të fituar”.

Në lidhje me miqësinë me Marcelo Brozoviç:

Është një njeri i pastër, kemi një marrëdhënie të vërtetë dhe të sinqertë. Kuptohemi në fushë, më ndihmon gjithmonë dhe unë përpiqem gjithmonë t’i jap një dorë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat