Futbollisti i Shpresave lë pas dëmtimin e rëndë, rikthehet në fushë pas 387 ditësh!
Qendërmbrojtësi Jon Mersinaj ka lënë pas një dëmtim të rëndë dhe operacionin e kryer, për t’u kthyer në fushë me Lokomotivën e Zagrebit, pas më se një viti.
“387 ditë që nga ndeshja e fundit zyrtare. U jam mirënjohës dhe falënderues të gjithë atyre që më ndihmuan.
Kthehem me besim të plotë dhe më i fortë për të punuar edhe më shumë”, ka shkruar qendërmbrojtësi kuqezi.