Sevilla para shikuesve të vet barazoi me rezultat 1:1 me Salzburgun, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit G të Champions League.
Ndeshje me rivalitet e interesante deri në fund, me katër penallti e një të skuqur.
Në minutën e 50-të, futbollisti En Nesyri u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, duke lënë me një lojtar me pak Sevillën.
Mysafirët nuk i realizuan dy penallti, që ishte fat i madh për Sevillën, Adeyerni në minutën e 13-të e Suçiç në atë të 21-tën dështuan nga penalltitë.
Në minutën e 21-të, kroati Luka Suçiç shënoi nga penaltia për epërsinë e Salzburgut, ndërsa Ivan Rakitiç barazoi nga penalltia në atë të 42-tën.