Cristiano Ronaldo është rikthyer të luajë në Champions League me Manchester United, të cilët janë duke luajtur kundër Young Boys.
Megjithatë përpara fillimit të takimit ylli portugez është bërë protagonist i një episodi të cilin do të kishte dashur ta shmangte.
Gjatë kryerjes së nxehjes, një prejt topave të gjuajtur prej tij godet një nga punonjësit e sigurisë në stadium.
Goditja ishte e fuqishme dhe menjëherë është bashkuar edhe stafi mjekësor për t’i ardhur në ndihmë.
5 herë fituesi i Topit të Artë ka kapërcyer barrierat e fushës dhe ka shkuar të shohë nga afër gjendjen shëndetësore të punonjësit të sigurisë që u godit nga topi i gjuajtur prej tij.