Pasi u rrit në ekipet e moshave të Arsenalit, Jack Wilshere debutoi me “topçinjtë” kur ishte vetëm 16-vjeç dhe shumë shpejt u shndërruar në një titullar të mesfushës së skuadrës që atëherë drejtohej nga Arsene Wenger.
Megjithatë prej 5 vitesh karriera e futbollistit anglez ka marrë tatëpjetën dhe pas dy eksperiencave te Bournemouth e një te West Ham ndërmjet, e sheh veten pa skuadër, ndonëse ka vetëm 29 vite mbi supe.
Së fundi Wilshere ka takuar drejtuesit e Arsenalit dhe ka arritur një marrëveshje paraprake për të rinisur stërvitjen në klubin londinez, me shpresën që do të bindë trajnerin Arteta për t’u bërë zyrtarisht pjesë e “topçinjve”.
Mesfushori pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit spanjoll brenda kësaj jave dhe do të ketë kohë deri në fund të muajit për të treguar se vlen ende dhe është gati të rikthehet të veshë fanellën e Arsenalit.