Ylli i Manchester Utd, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes befasuese nga Young Boys në Bernë të Zvicrës.
Portugezi realizoi ndaj klubit zviceran, por në fund skuadra vendase arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat 2:1.
Së fundmi, CR7 përmes një postimi në “Facebook”, shkroi se duhet fokusuar në ndeshjen e radhës.
“Nuk ishte rezultati që donim, por tani është koha të rikthehemi mirë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, shkroi Ronaldo.
Ndërkohë, portugezi në këtë ndeshje barazoi rekordin e legjendës së Real Madridit, Iker Kasilas, për më shumë paraqitje në Champions League.