Arsenal ende nuk ka hequr dorë nga ylli i Lyonit, Houssem Aouar dhe planifikon ta provojë sërish vitin tjetër.
Sipas Todo Fichajes, “Topçinjtë” do e kenë të vështirë të sigurojnë Aouarin në rast që nuk i ofrojnë pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve.
Janë bërë disa vite që kur Arsenal qëndron jashtë Ligës së Kampionëve, kurse me përforcimet e verës synon top katër këtë edicion.
Aouar shihet si një ndër lojtarët që do këtë efekt te Arsenal, ngase është kreativ në mesfushë dhe do bashkëpunonte mirë pranë Marin Odegaard dhe Emile Smith Roëe.
Në rast që Arsenal arrin të rikthehet në LK, atëherë do provojnë transferimin e Aouar.
Kujtojmë, se francezi këtë verë iu ofrua edhe rivalit lokal, Tottenham.