Gjyqtari me prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, sonte do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Club Brugge dhe skuadrës së PSG-së, në ndeshjen e vlefshme të Grupit A të Champions League.
Gjyqtari më i mirë shqiptar është asistent i zviceranit Sandro Scharer.
Edhe një sfidë e madhe për Zogajn në garën me prestigjioze evropiane. Në radhët e PSG-së paraqiten emrat e mëdhenj, si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Ander Herrera etj.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent Stephane de Almeida, Bekim Zogaj. Gjyqtar i katërt është Fedayi San dhe delegat Janis Mezeckis.
Ndeshja luhet sonte në orën 21.00 në studimin “Jan Breydel” në Brugge. PSG është në grup me Manchester Cityn, Leipzig dhe Club Brugge.