Rikthimi i Cristiano Ronaldos në “teatrin e ëndrrave” është pritur me shumë kënaqësi nga tifozët e Machester United.
Portugezi ka treguar menjëherë cilësitë e një lojtari të madh, teksa ndaj Young Boys shënon golin e tretë në dy ndeshje të zhvilluara.
Trajnerit Solskjaer i është dashur ta zëvendësojë 5 herë fituesin e Topit të Artë në minutën e 72-të, por një vendim i tillë sigurisht nuk është pritur mirë nga ky i fundit.
Për këtë arsye kreut të pankinës së United është munduar që menjëherë t’i shpjegojë Ronaldos arsyet e daljes së tij nga fusha.
Pavarësisht kësaj, sulmuesi luzitan nuk ka qendruar pasiv në stol, por vendosi që në momente të caktuara gjatë ndeshjes të bënte edhe rolin e trajnerit, duke dhënë udhëzime për shokët e tij të skuadrës.