Edhe pse pak ditë më parë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tha se ekipi katalanas ishte me fat që kishte atë si trajner, ata shënuan rekordin më negativ në histori.
Asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League. E paimagjinueshme për një skuadër si Barcelona, ku vitet e fundit ka qenë ekipi që krijonte më shumë raste.
Ditën e djeshme katalanasit u mposhtën nga Bayern Munich me rezultatin 0-3 në Camp Nou përpara gati 40 mijë tifozëve.
Barcelona pa Lionel Messi-n ishte tepër e dobët për Bayern-in e Mynich.
Një gola i Myler dhe dy gola të Levandovskit u dhanë gjermanëve tri pikët e para në këtë grup, ku në ndeshjen tjetër mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.