Ronald Koeman e pranon humbjen dhe dorëzohet përpara forcës së Bayjernit.
Trajneri holandez i Barcelonës thotë se dëmtimet e shumta dhe mungesat e lojtarëve kanë ndikim, por sigurisht që diferenca mes dy ekipeve është e dukshme.
“Nuk mund të ankohem për mënyrën si luajti skuadra, por ka një diferencë kualitetesh me skuadrën e Bajernit.
Ata janë një skuadër që luajnë bashkë prej shumë vitesh dhe në stol me kampionë.
Ne kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët për 3-4 vite do të jenë më të mirët në botë. Është e vështirë ta pranosh këtë gjë, por duhet që të na rikthehen futbollistët nga dëmtimet”, tha Koeman.