Lothar Matthaus ishte i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane në Barcelonë. Ish-legjenda e Bajernit tha për “Sky Sport” se skuadra e Nagelsmanit bëri gjithçka mirë dhe kjo, për meritë të trajnerit.
Për fitoren – “Ishte një fitore më se e merituar për Bajyrnin që dominoi në të gjitha aspektet", tha Matthaus .
Nagelsman e kishte përgatitur mirë ndeshjen nga ana taktike duke parë edhe vështirësitë e kundërshtarit. Presingu i madh dhe loja e shpejtë bukosën spanjollët të cilët sot (dje) u dukën një skuadër e vogël.
Shumë gjëra kanë ndryshuar te Barça, është diçka që duhet pranuar”, pohoi Lotar.
“Ishte një pjesë e parë e dominuar nga Bajerni, Barcelona nuk ishte asnjëherë e rrezikshme. Mungesa e Mesit ndihet shumë, edhe pse duhet ta pranoj që dhe po të ishte ai, prapë skuadra do të vuante.
Depaji u mundua të bënte diçka, por pa sukses pasi ishte i vetëm në sulm. Luk de Jong ende nuk është futur në mekanizmat e skuadrës dhe u duk që kishte vështirësi ndaj Upamekanos që për mua bëri një ndeshje të madhe, ndoshta më të mirën që kur ka ardhur te Bajerni”, tha Matthaus.