Jo të gjithë përdoruesit trajtohen njësoj nga Facebook.
Me sa duket personazhet më të famshëm (ata me më shumë ndjekës, për të qenë të qartë) kanë një “rregull tjetër” nga ky rrjet i madh social.
Sipas një sondazhi të “Wall Street Journal”, VIP-at në Facebook (pothuajse 6 milionë në total) përfshihen në një listë të bardhë, që kanë rregulla të ndryshme moderimi nga të gjithë përdoruesit e tjerë, që e përdorin rrjetin social në fjalë.
Sipas gazetës, gjatë vitit 2020, softueri që menaxhon postimet e VIP-ave ka lejuar 16 miliardë shikime të përmbajtjes, që do të hiqeshin më vonë. Midis këtyre rasteve të spikatura është ai i futbollistit brazilian të PSG-së, Neymar (një nga më të ndjekurit në Facebook), i cili publikoi foton nudo të një gruaje që e kishte akuzuar për ngacmim seksual.
Një përmbajtje që normalisht bllokohet menjëherë, por në këtë rast është lejuar. Imazhi është parë gati 60 milionë herë para se të hiqej.