Një 19- vjeçar shqiptar është shndërruar në “heroin” e ditës në Hagës, pas fitores që i dhuroi ekipit të futbollit të kryeqytetit të Holandës ADO Den Haag në një ndeshje kundër Feyenoord për ekipet U-21.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin nga Shqipëria, Fabian Shahaj, i cili realizoi 2 golat në ndeshjen e zhvilluar 3 ditë më parë në kompleksin sportive Varkenoord, në Rotterdam.
Pas fitores, klubi i futbollit publikoi fotografinë e të riut Shahaj në faqen zyrtare në twitter, me fjalët “krenaria jonë”.
ADO Den Haag është klubi i futbollit të qytetit të Hagës.
Pavarësisht se është nga një prej 3 qyteteve më të mëdha të Holandës, ekipi nuk ka mundur dot të ketë të njëjtin nivel suksesi me emra të mëdhenj si Ajax apo PSV në Ligën Superiore.