Tirana do të bëhet me 3 fusha të reja!
Tirana do të bëhet me fusha të reja me bar sintetik. Më në fund pas javësh pritjeje ka ardhur tapeti nga Turqia.
Me barin sintetik te Tirana do të shtrohet fusha e madhe si dhe fushat e vogla, njëra ekzistuese dhe tjetra e ndërtuar dhe e mbuluar.
Tirana kështu brenda pak ditësh do të ketë tri fusha të reja të kompletuara ku bëjnë stërvitje ekipet e moshave dhe skuadra e parë.