I pranishëm në Liverpool si opinionist i Sky për ndeshjet e Champions League, Antonio Conte ka thënë disa fjalë në lidhje me ndeshjes e sotme mes skuadrës së Klopp dhe Milan-it:
“Kam qenë këtu kur drejtoja Chelsea-n, por nuk kam patur mundësi ta shihja mirë qytetin, ku ndihet qartë historia e skuadrës.
Kjo e sotmja do të një ndeshje e bukur, një provë e bukur për Milan-in”, ka thënë ish-trajneri i Inter-it.
“Tifozët kuqezinj duhet të kenë besim, sepse skuadra po luan mirë. Duhet të jenë optimistë".