Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.
Të dyja skuadrat rikthehen nga humbjet në xhiron e fundit, ku Llapi u mposht 2:0 nga Feronikeli, ndërsa Malisheva pësoi nga Drita me rezultat 1:0.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.
Llapi (4-2-3-1): Coric; Emini, Neto, Prençi, Idrizi; Shabani, Ramadani; Rivera, Veliu, Alidema; Shillova
Malisheva (4-3-3-): Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani; Vitija, Bruqi, Pefqeli; Hyseni, Hyseni, Stullqaku
16:00 Llapi - Malisheva (Stadiumi Zahir Pajaziti)