Dzeko: Jemi gati për Realin

Futboll

Dzeko: Jemi gati për Realin

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:51
Dzeko: Jemi gati për Realin

Debutimi në Ligën e Kampionëve po vjen për Interin dhe përballë do të kenë Real Madridin.

Për sulmuesin Edin Dzeko, kjo do të jetë ndeshja e parë me “zikaltërit” në Evropë:

 “Mezi pres të luaj përsëri në Ligën e Kampionëvee. Në fillim na ranë menjëherë më të mirët. Por, ne jemi gati,” u shpreh ai.

I pyetur për marrëdhënien me partnerin e sulmit, Lautoron, ai tha: “Lojtarët e fortë gjithmonë mund të luajnë së bashku. Nëse bëjmë me Lautaron atë që bëra me Agueron të City atëherë unë do të jem i lumtur, ”  vazhdoi boshnjaku në një intervistë për Amazon Prime.

I kërkuar nga Interi për vite me radhë, Dzeku arriti t’i bashkohej vetëm këtë verë “zikaltërve” për të zëvendësuar sulmuesin kryesor, Romelo Lukakun..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat