Malisheva e hesht Llapin e Podujevës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Debutuesi kthehet me tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Llapin.
Malisheva nga 4 ndeshje ka 2 fitore, 1 barazim e 1 humbje, bilanc fantastik në fillim të kampionatit.
Në minutën e 57-të, portieri Coriç gabon dhe Stullçakut shënon për 0:1.
Pas dy minutave (59’), i njëjti futbollist me dinakërinë e tij ngritë rezultatin në 0:2. Në minutën e 90+5, Malisheva thellon fitoren në 0:3 me golin e Joan Marc Olivier.
Malisheva renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa Llapi është në pozitën e 8-tl me vetëm dy pikë, dy barazime e dy humbje.
Ditë të vështira për kryetrajnerin Tahir Batatina, start shumë i keq për llapjanët.
BKT Superliga e Kosovës
Drita – Ballkani 0:0
Llapi – Malisheva 0:3
Feronikeli – Dukagjini 1:0
E enjte
Prishtina-Gjilani 16.00
Ulpiana- Drenica 16.00
Tabela
1. Ballkani 4 2 2 0 6:4 8
2. Drita 4 2 2 0 7 3:1 8
3. Malisheva 4 2 1 1 7:3 7
4. Drenica 3 2 1 0 5:3 7
5. Feronikeli 4 2 0 2 4:3 6
6. Gjilani 3 1 2 0 5 2:1 5
7. Dukagjini 3 0 2 2 3:5 2
8. Llapi 4 0 2 2 1:6 2
9. Prishtina 3 0 1 2 2:4 1
10. Ulpiana 3 0 1 2 4:7 1
Në javën e pestë do të takohen: Ballkani - Llapi, Malisheva - Feronikeli, Dukagjini - Prishtina, Drenica - Drita dhe Gjilani - Ulpiana.