Vëllaznimi nga Gjakova në udhëtim e ka fituar derbin e rivalëve të vjetër, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Trepçën nga Mitrovica, në takimin e javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Trepça ’89 kthehet me tri pikë të mëdha nga Rahoveci, duke shënuar fitore me rezultat 3:1.
Besa e Pejës pëson debakël si mysafirë, 4:0 nga Istogu. Derbi prizrenas përfundon baras (1:1) mes A&N e Lirisë.
Onix dhe Drenasi ndahen baras (2:2).
Grupi A
A & N – Liria 1:1
Rahoveci – Trepça ’89 1:3
Onix - Drenasi 2:2
Istogu – Besa 4:0
Trepça - Vëllaznimi 1:3
Pas javës së tretë, Trepça '89 kryeson me 7 pikë, pasojnë Vëllaznimi 7, Onix 5, A&N 5, Trepça 4, Rahoveci 4, Istogu 3, Drenasi 2, Liria 2 dhe Besa 0 pikë.