Barcelona ka pësuar një humbje zhgënjyese në Champions League kundër Bayern Munich dhe në Spanjë kanë filluar të flasin për një largim të mundshëm të trajnerit Koeman nga stoli i katalanasve.
Sipas Sport, Laporta i ka dhënë tri ndeshje kohë Koeman-it për të shpëtuar vendin e tij. Granada, Cadice dhe Levante mund të jenë shanset e fundit të trajnerit.
“El gol digital” ka shkruar se drejtuesit e Barçës po mendojnë për Xavi-n si zëvendësues të mundshëm të holandezit. Por ish-mesfushori nuk është i vetëm emër në listë.
Emri i dytë është ai i Andrea Pirlo-s, i cili vlerësohet për filozofinë e tij të lojës. Emri i tretë është ai i Ernesto Valverde-s.