Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar në Moskë për fitoren e Legia-s nga Varshava, me rezultat 1:0 ndaj Spartakut.
Legia kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "Otkrytiye Arena" në Moskë të Rusisë.
Në minutën e 90+1, shqiptari Ernest Muçi asiston dhe Kastrati nga afërsia me dinakërinë e tij shënon për 0:1.
Kastrati u paraqit në fushë nga minuta e 59-të dhe Muçi nga ajo e 83-të.
Legia arkëton tre pikë në hapje të Grupit C të Europa League.