Futbollisti i Manchester City, Fernandinjo, ka zbuluar se si Manchester Utd i mori nga duart ‘’qytetarëve’’ Cristiano Ronaldon edhe pse agjenti i portugezit ishte parë në zyrat e klubit ato ditë të nxehta merkatoje.
Në një intervistë për ESPN, braziliani pohoi se kishte parë Mendeshin të hynte në selinë e klubit, por më pas devijoi bisedën duke u shprehur se agjenti mund të ishte aty për të diskutuar dhe për ndonjë futbollist tjetër që e ka në menaxhim.
‘’Natyrisht, nëse ulesh në tryezë mund të flasësh për gjithçka dhe çdo lojtar të mundshëm. Unë mendoj se kishte shumë pritshmëri për ardhjen e Ronaldos këtu, por kjo situatë përfundoi duke prekur jo vetëm tifozët, por edhe njerëzit brenda klubit.
Por në fund, gjërat nuk funksionuan, ai nuk e mbylli marrëveshjen dhe përfundoi duke shkuar në anën e kuqe të qytetit. Jeta vazhdon’’, u shpreh Fernandinho.