Me tetë ndeshjet e zhvilluara sonte është kompletuar edhe rrethi i parë i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Këto tetë ndeshje dhuruan spektakël të vërtetë ku si rezultat u prodhua një numër shumë i madh i golave të realizuar, përcjellë KosovaPress.
Nëntë gola i dhuroi sfida ndërmjet Manchester Cityt dhe RB Leipzigut, gjashtë të tjera ajo ndërmjet Ajaxit dhe Sportingu kurse pesë gola të tjera u shënuar në derbin e madhe ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit në “Anfield Road”.
Pra, duke përfshirë edhe dy ndeshjet që u zhvilluan nga ora 18:45, ajo ndërmjet Besiktasit dhe Dortmundit si dhe Sherif Tiraspolit dhe Shakhtar Donetskit, janë realizuar gjithsejtë 28 gola, një numër shumë i lartë ky dhe të cilin di ta ofrojë vetëm një garë si ajo e Ligës së Kampionëve.