Interi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit me rezultat 1-0 në “Giuseppe Meazza”.
Sulmuezi zikaltër Edin Dzeko ka deklaruar pas ndeshjes se ata patën një paraqitje të mirë në këtë ballafaqim dhe se humbja ishte e pa merituar, përcjellë KosovaPress.
"Humbja e pamerituar? Me të drejtë. Ne meritonim shumë më tepër. Nëse nuk e shënoni vështirë të fitoni. Ne kishim një ndeshje të shkëlqyer kundër një kundërshtari të madh”, tha fillimisht sulmuesi boshnjak.
“Ne kishim shanset tona, Courtois ishte gjithashtu shumë i mirë. Humbja e kësaj ndeshje është një turp i madh. Që nga dita e parë u ndjeva rëndësishëm. Djemtë janë lojtarë të mëdhenj, siç dëshmuan vitin e kaluar dhe ne do ta dëshmojmë këtë vit ", tha në fund ish-sulmuesi i Romës.