Mbrëmë është mbyllur xhiroja e parë e Ligës së Kampionëve.
Shumë futbollistë kanë arritur të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre në raundin e parë të Champions League.
UEFA, pas përfundimit të ndeshjeve të para ka nominuar katër futbollistë për çmimin ‘futbollisti i javës’.
Të nominuar janë Robert Lewandowski, Jude Bellingham, Christopher Nkunku dhe Sebastien Haller.
Lewandowski shënoi dy gola ndaj Bercelonës, Bellingham pati një gol e një asistim kundër Besiktasit.
Nkunku realizoi het-rik në ndeshjen me Manchester Cityn, ndërsa Haller shënoi plotë katër gola mbrëmë ndaj Sportingut.
Me votën e fansave UEFA do të zgjedhë futbollistin më të mirë të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.