Java e katërt në elitën e futbollit të Kosovës do të kompletohet sot me dy ndeshje tejet interesante.
Padyshim, kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në kryeqytet, skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me Gjilanin e Ismet Munishit.
Prishtina vjen pas humbjes 2:1 nga Drenica, kurse Gjilani pas barazimit 0:0 me Dukagjinin e Klinës.
Në ndeshjen tjetër, Ulpiana e Lipjanit përballet me Drenicën e Tahir Lushtakut, transmeton frontonline.
Ndeshja në fjalë zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 16:00.