Paris Sen-Zhermeni nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Klub Brizhit. Ylli i ‘parisienëve’, Kilian Mbappe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë shkaku i një lëndimi.
Mbappe u zëvendësua në minutën e 51’ me Mauro Ikardin, pasi nuk mundi të vazhdonte lojën.
Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit.
Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin.