Mancini: A do të kthehem të stërvit një klub?

Futboll

Mancini: A do të kthehem të stërvit një klub?

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:42
Mancini: A do të kthehem të stërvit një klub?

Roberto Mancini e lë të hapur mundësinë që në një të ardhme të marrë sërish drejtimin e një klubi futbolli.

Në konferencën për shtyp para një eventi të organizuar për nder të tij në qytetin Jesi, 56-vjeçari deklaroi:

“A do të kthehem të stërvit një klub? Tani kemi para Kupën e Botës, më vonë të shohim. Tani duhet të qëndrojmë të fokusuar në Kupën e Botës, duhet të arrijmë sa shpejt kualifikimin dhe duhet të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kombeve. Nuk mendoj për të marrë një klub, jam i fokusuar në ekipin kombëtar. Të jesh trajner i përfaqësueses është gjëja më e mirë”.

Për hipotezën e FIFA -s për të luajtur Kupën e Botës çdo dy vjet Mancini komentoi:

“Është diçka për t’u vlerësuar. Kupa e Botës është interesante, sepse vjen një herë në katër vjet. Nëse do të luhej çdo dy vjet, do të thoshte një Kupë Bote, një Evropian, një Kupa e Botës, një Evropiane. Nuk e di, duhet të flasim për të “.

Mancini më pas iu kthyer triumfit të të kaltërve në Kampionatin Evropian:

“Në Kampionatin Evropian filluam me synimin për të bërë diçka të veçantë për njerëzit tanë. Ndjemë që një vend i tërë na mbështeste dhe na shtynte përpara, kjo na dha forcë të madhe. Djemtë dhanë në fushë gjithçka, përtej mundësime të tyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat