Mesfushori i Interit, Marcelo Brozoviç, ka këmbëngulur se nuk ekziston ndonjë dallim në cilësi mes kampionit italian dhe Real Madridit dhe se skuadra e tij ka mundur të fitonte 3:0 kundër Madridit.
Megjithëse mbizotëroi shumicën e kohës dhe krijoi më shumë, Interi u mposht 1:0 nga Real Madridi në Giuseppe Meazza në ndeshjen hapëse të grupit mes tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Rodrygo, i ardhur nga stoli, shënoi në minutën e 89-të, duke e mposhtur Samir Handanovicin me një goditje nga afërsia, pas një aksioni të bukur të Realit, që e shfrytëzoi lodhjen e zikaltërve.
Mesfushori kroat Brozovic shkëlqeu në mesfushë dhe këtë e pranoi edhe trajneri i Realit Carlo Ancelotti.
“Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Kemi mundur të fitonim 3:0”, tha Brozoviç pas ndeshjes.
“Nuk ka dallim mes Interit dhe Real Madridit, por kur nuk shënon, e humb ndeshjen në fund”, shtoi ai.