Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”, kundër Shqipërisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.
Dardanet nën udhëheqjen e përzgjedhëses Afërdita Fazlija dhe asistenit Veton Çitaku e kanë zhvilluar dje stërvitjen e fundit, ku kanë marrë instruksionet e fundit për duelin e sotëm.
Gëzon fakti se të gjitha futbollistet janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për përballjen e nesërme, derisa atmosfera brenda ekipit dhe optimizmi për nismë të mbarë është i madh.