Legjenda braziliane, Roberto Carlos, ish-futbollist i Interit dhe Real Madridit nuk mund të mungonte në ndeshjen e mbrëmshme në San Siro.
Pas ndeshjes të cilën Reali e fitoi në minutat e fundit falë një goli të Rodrygo, ndërsa Interi krijoi dhe shpërdoroi pafund, sidomos gjatë 45 minutave të para, Carlos e ka komentuar duke u shprehur se “Los Blancos” fituan falë përvojës së madhe që kanë.
” Real Madrid fitoi me përvojë, edhe sepse Interi u lodh shumë shpejt. Ancelotti i njeh mirë lojtarët e tij.
Dhe pas fjalëve në pushimin e ndeshjes, Real bëri pjesën e dytë në një nivel shumë të lartë. Një fitore e rëndësishme për të nisur Ligën e Kampionëve “.