Mesfushori i Dortmundit, Jude Bellingham tejkaloi një rekord të madh të mbajtur nga Kylian Mbappe duke shënuar në fitoren e Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve ndaj Besiktas të mërkurën mbrëma.
Adoleshenti anglez realizoi një gol me asistim nga Thomas Meunier, në minutën e 20-të, dhe gjithashtu asistoi për Haalandin, krejt në fund të ndeshjes, kështu duke ia sjellur fitoren Dortmundit për rezultat 2:1.
Me golin e tij, Bellinghami u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka shënuar në paraqitjet e njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve.
Duke shënuar kundër Besiktasit në ndeshjen e parë të Dortmundit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021-22, Bellinghami, në moshën 18 vjeç, 78 ditë, theu rekordin e Mbappes të vendosur në mars të vitit 2017 me Monacon kur ai ishte 18 vjeç dhe 85 ditë.
Për më tepër, Bellinghami u bë anglezi më i ri ndonjëherë që ka shënuar një gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve, një rekord i mbajtur më parë nga Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit me 19 vjet dhe 10 ditë në tetor të vitit 2017 kundër Mariborit.