Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha, pasditen e së enjten ka pranuar një dhuratë nga klubi i Premierligës, Norwich City.
Klubi anglez i ka dhuruar Berishës një fanellë të sulmuesit të Kosovës, Milot Rashicës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.
“Ndjehem i priviligjuar per dhuraten e bere nga @norwichcityfc te yllit ton @milotrashica7”, ka shkruar i pari i ‘Dardanëve në facebook.
Milot Rashica këtë sezon u transferua nga Werder Bremeni te Norwich City, ku në tri katër paraqitjet e para në Premierligë nuk ka realizuar akoma gol.