Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, sot me ekipin e njohur kroat, Dinamo nga Zagrebi, do të ballafaqohen me West Ham-in nga Anglia, në kuadër të xhiros së parë të Grupit H të Europa League.
Dinamo ka punë shumë të vështirë por synon fitore në hapje të fazës së grupit.
Kampioni kroat ka përparësinë e fushës, ndërsa West Ham cilësinë.
Ndeshja luhet në orën 18.45. Në grup bëjnë pjesë West Ham, Rapid nga Vjena, Dinamo dhe Genk.