Tri ndeshje, një barazim e dy humbje ose nga 9 pikët e mundshme fituam vetëm një klubi i futbolli Ferizaj në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Rezultatet e dobëta, Ferizaj shkarkon kryetrajnerin Megzon Visoka.
“FC Ferizaj 'ndanë' rrugët me trajnerin, Megzon Visoka.
Klubi ynë pas rezultateve jo të mira në 3 ndeshjet e para, ka vendosur që të shkëpus kontratën me trajnerin, Megzon Visoka dhe Arsim Tershani.
Deri në emërimin e trajnerit të ri të klubit, detyrën e trajnerit do ta udhëheqë trajneri i juniorëve, Sherif Topalli me ndihmësat e tij.
Ne si klub i falenderojmë Megzon Visokën dhe Arsim Tershani për kontributin e tyre, duke i dëshiruar suksese në karrierë”, njofton KF Ferizaj.