I zemëruar

Futboll

I zemëruar

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:20
I zemëruar

Mesfushori ofensivë Isco, është tejet i zemëruar me klubin e Real Madridit.

Spanjolli zhvilloi vetëm tetë ndeshje në formacion bazë nën urdhrat e Zinedine Zidane, pastaj ishte i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Sidoqoftë, trajneri i ri Carlo Ancelotti, vendosi ta mbajë në skuadër dhe në dy ndeshjet e para ishte titullar.

Sipas Calciomcerato, Isco mbetet i palumtur me “Los Blancos”, ngase kontrata i skadon në verë.

Thuhet se Juventus dhe AC Milan janë duke konsideruar të bëjnë oferta për 29-vjeçarin qysh në afatin e janarit, raporton lajmi.

Isco që nga transferimi nga Malaga në vitin 2013, ka bërë 339 paraqitje duke shënuar 51 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat