Kampioni në fuqi, Prishtina, nuk e thyen zinxhirin e rezultateve të dobëta në BKT Superligën e Kosovës. Prishtinës në krizë, Gjilan shmang humbjen në finish!
Bardhekaltrit nuk këndellen, lëshojnë fitoren e parë nga dora në minutat e fundit.
Gjilani shmang humbjen, barazon në fund me rezultat 1:1 me Prishtinën, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Besnik Krasniqi në minutën e 83-të shënoi nga penalltia për epërsinë e kampionit, por gjilanasit barazojnë në fund. Penalltia u akordua pas shikimit të VAR-it.
Albert Dabiqaj heroi i Gjilanit në frymën e fundit të ndeshjes, duke barazuar në 1:1 në minutën e 90+5.
Një barazim që e bën me dhimbje koke kryetrajnerin e Prishtinës, Zekirija Ramadani, ndërsa homologu i tij, Ismet Munishi realizon qëllimin e tij.
Gjilani renditet në pozitën e 6-të me 6 pikë, ndërsa Prishtina në vend të 8-të me 2 sosh.
BKT Superliga e Kosovës
Prishtina-Gjilani 1:1
Ulpiana- Drenica 0:1
Drita – Ballkani 0:0
Llapi – Malisheva 0:3
Feronikeli – Dukagjini 1:0
Tabela
1. Drenica 4 3 1 0 6:3 10
2. Ballkani 4 2 2 0 6:4 8
3. Drita 4 2 2 0 7 3:1 8
4. Malisheva 4 2 1 1 7:3 7
5. Feronikeli 4 2 0 2 4:3 6
6. Gjilani 4 1 3 0 3:2 6
7. Dukagjini 3 0 2 2 3:5 2
8. Prishtina 4 0 2 2 3:5 2
9. Llapi 4 0 2 2 1:6 2
10. Ulpiana 3 0 1 3 4:8 1
Në javën e pestë do të takohen: Ballkani - Llapi, Malisheva - Feronikeli, Dukagjini - Prishtina, Drenica - Drita dhe Gjilani - Ulpiana.