Një histori sa e pabesueshme aq dhe e dhimbshme i ka ndodhur futbollistit të Manchester Cityt , Xhonatan Ake.
Qendërmbrojtësi u bë protagonist në sfidën ndaj Lajpcig mbrëmjen e djeshme duke shënuar një nga 6 golat e ‘’qytetarëve’’.
Por e papritura është se babai i Ake ka ndërruar jetë vetëm disa minuta pasi djali tij realizoi golin e parë në Ligën e Kampionëve. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë futbollisti në një postim në faqen e tij në ‘’Instagram’’ duke prekur të gjithë.
‘’Javët e fundit kanë qenë më të vështirat e jetë time. Babai im ishte shumë sëmurë dhe nuk mund të mjekohej më. Ai ishte me fat që pati mbështetjen e gruas, familjes dhe shokëve.
Dje, pas një kohe të vështirë shënova golin e parë në Champions, dhe disa minuta mbrapa babai im ndërroi jetë. Ndoshta ishte e shkruar të ndodhte, ishte kënaqësi e madhe për të sa herë unë luaja. E di që do të jetë gjithmonë me mua në zemrën time, kjo ishte për ty babi’’, shkroi Ake.
Menjëherë në drejtim të futbollistit kanë vërshuar një lumë mesazhesh ngushëllimi duke i dhënë përkrahje.