Kahn me fjalë të forta për Goretzkan

Futboll

Kahn me fjalë të forta për Goretzkan

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:57
Kahn me fjalë të forta për Goretzkan

Ndonëse negociatat zgjatën plot 11 muaj, Bayerni i Mynihut ia doli të “blindojë” mesfushorin Leon Goretzka, i cili firmosi tashmë një kontratë të re 5-vjeçare, që do ta mbajë në Bavari deri në verën e 2026-ës.

Drejtuesi më i lartë i klubit bavarez, Olivier Kahn u shfaq mjaft i lumtur për rinovimin e gjermanit dhe deklaroi se Goretzka bashkë me Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit, ndaj “blindimi” me kontrata të reja i tyre, është shenjë për të ardhmen e klubit.

“Jemi shumë të lumtur që më në fund Goretzka zgjodhi të zgjatë bashkëpunimin me ne, ndonëse negociatat zgjatën më shumë se zakonisht.

Ai dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit dhe kontratat e reja afatgjata të tyre, janë shenjë se klubi do të vijojë të garojë për të fituar çdo trofe të mundshëm”, deklaroi Kahn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat