Kanë përfunduar gjysma e ndeshjeve të programit të sotëm në Ligën e Evropës, kurse me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve të kësaj gare.
Ndër ndeshjet më të mira që do të fillojnë nga ora 21:00 do të jetë ajo mes skuadrës angleze Leicester City dhe asaj italiane Napoli, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Rangers e Lyon, ku pritet debutimi i Xherdan Shaqirit për mysafirët në Ligën e Evropës.
Ndeshjet e programit të orës 21:00 në Ligën e Kampionëve i gjeni më poshtë:
Grupi A
21:00 Brondby - Sparta Prague
21:00 Rangers - Lyon
Grupi B
21:00 Monaco - Sturm Graz
21:00 PSV Eindhoven - Real Sociedad
Grupi C
21:00 Leicester City - Napoli
Grupi D
21:00 Eintracht Frankfurt - Fenerbahçe
21:00 Olympiacos - Royal Antwerp